Jo vetëm Justin, edhe Rihanna në krah të Chris Brown!

Showbiz

chrisiir
Është mjaft e vështirë për t’u besuar në fakt por edhe Rihanna po ‘përkrah’ në një farë mënyrë Chris Brown. Ata u ndanë gati një dekadë më parë dhe Rihanna shprehet mjaft e shqetësuar ndaj akuzave që janë ngritur ndaj tij.  Në një intervistë ajo u shpreh se “Ndihet mjaft keq për akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe është mjaft e vështirë për të vërtetuar të kundërtën. E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë është të presim.”

bieberchris
Gjithashtu Rihanna shpreson shumë qe Chris kësaj rradhe të marrë një mësim dhe ta kuptojë një herë e mirë se me çfarë njerëzish rrethohet. Nuk duhet lënë pa përmendur se dyshja janë ndarë gati dhjetë vite më parë dhe se ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike mbi këngëtaren. Kjo që sapo bëri këngëtarja është një akt që duhet vlerësuar!