Anxhelina Hadërgjonaj prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë. Pas vajtjes atje, këngëtarja bëri një pauzë tepër të gjatë në muzikë. Por ka ardhur momenti që Anxhelina të rikthehet. Ajo është duke punuar mbi projektin e ri për të cilin nuk ka zbuluar asnjë detaj.
Lajmi u bë i ditur përmes një fotoje të cilën ajo e postoi pa asnjë përshkrim, por të ripostuar nga Faton Shoshi, Ledri Vula, Albërije Hadërgjonaj, Alban Ramosaj e Beatrix Ramosaj, në instastory duke lajmëruar rikthimin e saj. Këtë e konfirmoi edhe më shumë Makeup by Sammuel i cili tha se po ndjehet krenar për Anxhelinën. ‘Anxhelina is releasing her music soon’, shkroi ai.
Lexoni gjithashtu:Albani dhe Miriami japin lajmin e shumëpritur: Së shpejti…