Sulmet seksuale në Hollywood tashmë janë bërë kryefjala e ditës.Një tjetër aktor i akuzuar për to është ai amerikan Kevin Spacey, i cili në fillim të vitit u akuzua për sulme seksuale ndaj meshkujve në Londër dhe Gloucester. Së fundmi policia po heton për tre pretendime të tjera ndaj tij. Numri i akuzave kundër aktorit shkon në 6, 5 prej tyre janë për sulm seksual dhe një për përdhunim.Dy nga pretendimet e fundit thuhet se kanë ndodhur në vitin 1996, në 2008 dhe i treti në 2013.
Në vitin 2017, policia mori një deklaratë për përdhunim, që thuhet se ka ndodhur në Lambeth (2008) dhe dy pretendime për sulme seksuale në vitin në 2005. Fituesi i çmimit Oskar është përballur me akuza për sulm seksual nga më shumë se 30 burra. Pretendimi i parë erdhi nga aktori Anthony Rapp në nëntor 2017, i cili tha se Spacey e kishte ngacmuar seksualisht në vitin 1986 kur ishte 14 vjeç dhe Spacey ishte 26 vjeç.