Vazhdojnë xhirimet e filmit “Vëllai im 2” me protagonist Burak Ozcivit dhe Murat Boz. Miq dhe të afërm kanë qenë shpesh pjesë e sheshit të xhirimit në mbështetje të të dashurve të tyre. Fillimisht, ishte babai i Burak ai që u gjend i pari në sheshin e xhirimit të filmit më të ri. Ozcivit postoi edhe një foto me të atin duke i bërë të gjithë të mendojnë se ndoshta regjisori do të kishte rezervuar ndonjë rol të vogël edhe për të.
Më pas, ishte Fahriye Evcen, bashkashortja e Burak ajo që udhëtoi drejt tij për një vizitë disa ditore. Edhe Asli Enver, e dashura e Murat Boz, u shfaq në shesh xhirim. Por cili ishte aktori nga “Dashuri e pafund” që erdhi për të mbështetur Burak?
Ugur Aslan është një nga miqtë më të ngushtë të Burak. Edhe në serial ai interpretonte si krahu i djathtë i Kemal, por kjo nuk është e vërtetë vetëm në “Dashuri e pafund”. Edhe jashtë kamerave, dy aktorët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.