Jo vetëm DISS-e ndaj kolegëve, Eminem zbulon në album marrëdhënien me Rihannën!

Showbiz

eminem riri
Kënga e re e reperit, e cila është në fakt përgjigja që ai i ka dhënë diss-i të “kundërshtarit” të tij Machine Gun Kelly, thotë shumë gjëra por ajo që ka ngritur shumë pyetje për fansat e tij është një pjesë ku ai përmend dhe Rihannën. Në tekstin në fjalë ai thotë se “Rihanna sapo më dërgoi një mesazh, mbrëmjen e kaluar i lashë disa shenja në qafë” duke ju përgjigjur kështu pjesës së këngës “Rap Devil” ku MGK i thoshte “Ti je ai i cili kishe frikë ti kërkojë Rihannës numrin e saj”. Arsyet pse fansat janë konfuzë janë dy. E para është se pse ishte e nevojshme që dy reperët të përmendin dhe artisten e hitit “Diamonds” në luftën midis tyre.

3e8dbf74b781caa2e00000772665f2ad eminem rihanna eminem rap

Dhe e dyta e më e rëndësishmja çfarë është duke ndodhur në të vërtetë mes Eminem dhe Rihannës, a do të thonë fjalët e tij që ata frekuentojnë njëri tjetrin. E dimë që ata kanë disa bashkëpunime të suksesshme por që të kishin një histori tjetër përveç kësaj s’na e priste mendja.Komentet kanë qenë të shumta sidomos në rrjetin social Twitter ku njerëzit kanë thënë se nuk mund ta injorojnë faktin që diçka është duke ndodhur midis tyre ndërkohë që për disa të tjerë nuk është çudi sepse Rihanna ka thënë gjithmonë se “Eminem është një nga njerëzit e saj të preferuar në botë”. Ndërkohë producentja Samantha Ronson është shprehur se “Rihanna po drejton një perandori, nuk ka kohë të merret me Eminem”.