Jo vetëm Angelina dhe Brad, tashmë edhe fëmijët e tyre janë të ndarë!

Showbiz

amhbradpiut
Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë në një “luftë të vazhdueshme” kujdestarie për 6 fëmijët e tyre. Megjithatë duket se pas shumë mosmarrëveshjesh ja kanë arritur që të mirëkuptohen me njëri-tjetrin deri diku. Së fundmi një burim ka zbuluar për ‘Us Weekly’ se Brad ka festuar ditën e Krishtlindjes me 4 nga fëmijët e tij. Dy djemtë Maddox dhe Pax kishin refuzuar të festonin me të gjatë mbrëmjes dhe sigurisht që kanë qëndruar pranë Angelina-s.

Screenshot 15 11 e1546033910542 600x373

Megjithatë ky burim ka treguar se Brad e ka shijuar shumë festën me fëmijët e tjerë dhe ka qenë mjaft i lumtur që ka pasur mundësi të hapë dhuratat me ta. Gjatë kësaj kohe aktori i njohur nuk ka qenë aspak i qetë, sepse Jolie ka vendosur shpesh presion mbi të, duke e detyruar në një farë mënyrë të qëndrojë larg fëmijëve.