Jlo hidhet në gjyq sepse postoi një foto të sajën?

Showbiz

jlo dinero
Jennifer Lopez sapo i’u bashkua emrave të personazheve të famshëm të cilët postojnë foto të tyre në Instagram të të cilave nuk e kanë të drejtën e autorit.
Një fotograf i quajtur Michael Stewart thotë se ka shkrepur një fotografi të Jennifer duke ecur rrugëve të New York.

j lo dtl

Ai thotë se këtë foto i’a ka dhënë Daily Mail e cila shkroi një artikull më pas në Qershor të 2018. Stewart thotë se Jlo e ka postuar foton në rrjetin e saj Instagram pa lejen e tij.  Ai mendon se është autori i fotos dhe se do të përndjekë penalisht këngëtaren dhe produksionin e saj për vjedhje të të drejtave të autorit.