Pak ditë pasi festoi 50-vjetorin e saj, JLo pati një tjetër festë dhe këtë herë ishte radha e partnerit të saj. Alex Rodriguez festoi dje ditëlindjen e tij të 44-t dhe kjo ditë speciale e gjeti pranë partneres së tij. JLo ndërpreu koncertin në Miami, Florida, për t’i kënduar Alex-it këngën e ditëlindjes së bashku me mijëra persona të pranishëm. Ai mbeti i befasuar ndërsa vazhdimisht puthte JLo-në dhe fëmijët e tij. Në skenë mbërriti dhe një tortë gjigante me emrin e tij dhe një shkop bejsbolli.
View this post on Instagram
Më pas JLo e publikoi videon e surprizës në Instagram:
View this post on Instagram
“Duke festuar për ty sot dhe çdo ditë dashuria time … S’ka si ti, ti je stuhia ime dhe qetësia ime në mes të stuhisë … faleminderit që je një dritë kaq e bukur në jetën time … duke të uruar ditëlindjen më të bukur!!! Gëzuar ditëlindjen 13!”
Festa nuk u mbyll me kaq pasi ata organizuan edhe një festë të çmendur ku Alex këndoi dhe Jennifer bëri twerk, sikur të ishin adoleshentë.
View this post on Instagram