Lorena Haliti është një nga modelet e suksesshme shqiptare, e cila karrierën e saj po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi bukuroshja ka folur për eksperiencën e saj si modele dhe rrugëtimin që ka hasur deri më tani. Lorena ka pohuar se partnerin e saj e do shqiptar dhe se ka mësuar më së miri shumë tradita të shqiptarëve.
Haliti nuk ka treguar më shumë për jetën e saj private, por e ka lënë në pikëpyetje pjesën nëse është aktualisht në një marrëdhënie apo jo.Kujtojmë se Lorena publikon herë pas here foto të ndryshme në llogarinë e saj në ‘Instagram’, duke zbuluar projektet e ndryshme të cilat ajo ndërmerr në fushën e modelingut.