”Jetoj akoma me të dhe Renée-në”, pas kësaj deklarate s’dimë ç’të mendojmë për telenovelën Nora-Roberti

Showbiz

Nuk është kurrë e lehtë t’i japësh fund një lidhje aq më tepër kur bëhet fjalë për një marrëdhënie disavjeçare ku në mes është e përfshirë edhe një fëmijë, por Robert Berisha, sikundër kolegu i tij Stine, vendosi ta bënte këtë me anë të një postimi në Instagram. Nga ajo kohë e deri më sot nuk duket se kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç deklaratave të këngëtarit, aq sa na duket se kjo ngjarje po i ngjan gjithmonë e më shumë një telenovele meksikane. Mbrëmjen e djeshme, ai ishte i ftuar në një intervistë ku foli ndër të tjera edhe për ndarjen me Nora Istrefin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on


“Nuk kam thënë asnjëherë që jemi ndarë, por nuk jemi bashkë, ky është dallim i madh. Divorci përmes gjyqit..nuk jemi prej atyre çifteve që e kemi bërë me inat. E vërteta qëndron diku tjetër, është personale dhe besoj se mund të ketë ndonjë derë të hapur për rikthim”- u shpreh ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on


Ai rrëfeu se megjithëse janë të ndarë, jetojnë aq afër sa herë pas here qëndron edhe me Norën dhe të bijën.
“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër, kështu që, pak aty, e pak aty! Edhe po mos të ishte vajza, mendoj qe çdo çift që ka probleme, ka pauza, ndarje, nuk do të thotë të mos flasësh. Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Renee-së”- tregoi Roberti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on