Jeta është e bukur dhe në shtëpi; Mesazhet e të famshmëve nga ‘karantina’

Showbiz

Në këto ditë të vështira për ne dhe mbarë botën, gjëja më e mirë që mund të bënim për të ndihmuar veten, të tjerët dhe mjekët do të ishte të qëndronim në shtëpi. Dhe për ta kaluar sa më lehtë qëndrimin në shtëpi, sipas ekspertëve, nuk duhet ta shohim si periudhë ankthi, detyrimi, sforcimi, distancimi, por si kohë cilësore për të kaluar me familjen dhe të mundohemi të jemi sa më kreativë për ta bërë më të këndshme këtë periudhë të cilën shpresojmë të mbarojë sa më shpejt. Ja disa nga fotot dhe mesazhet motivuese që na kanë përcjellë sot personazhet e njohur nga shtëpitë e tyre:

Miriam Cani për herë të parë, që pas lindjes së Duam, ka postuar një foto të gjithë familjes së bashku me mbishkrimin ‘Dashuria është çelësi i çdo porte’ dhe hashtagun #tërrimënështëpipërnjëritjetrin. Një mesazh vërtet i bukur!

Zaimina Vasjari ka postuar një foto nga oborri i shtëpisë teksa luan me vogëlushen e saj, Khloe dhe me mesazhin ‘Qëndro në shtëpi’. Ku ka më bukur se të luash me fëmijët në këto ditë me diell?

Bora Zemani ka postuar një foto me një portokall në dorë dhe ka dhënë një mesazh shumë interesant:

“Sot, vitamina C nuk eshte tek portokalli. Eshte tek qendrimi ne shtepi! Mos mendoni se kjo situate kalon me pak portokall e limon. DUHET TE QENDROJME NE SHTEPI (Dhe pijme nje leng frutash per qejf ) #uneqendrojneshtepi ”, shkruan ajo.