Jennifer Lopez, uron partnerin për ditëlindje me fjalët më të ëmbla!

Showbiz

j lo alex
Pak ditë më parë Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 49. Në një festë mjaft familjare ajo u ndje më e plotësuar se kurrë pranë fëmijëve dhe partnerit, Alex Rodriguez. Ndërsa sot në ditëlindjen e Alex, Jennifer Lopez i ka dedikuar një urim të gjatë ku tregon se ai është një njeri mjaft i veçantë në jetën e saj.

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

“Duke kaluar më shumë kohë me ty, të kam njohur më mirë. Unë jam e befasuar nga njeriu bujar dhe i dashur që je ti për mua dhe rrethin shoqëror. Ti pçrcjell energji kudo që shkoni. Por ajo që më impresionon më shumë është dëshira jot për njeriun që dëshiron të jesh. Duke u rritur çdo ditë, duke bërë arritje më të mëdha në karrierë dhe me ëndrra që shtohen. Ti je një superstar një forcë e natyrës, një vizionar dhe një zotëri. Të dua ty dhe të uroj që çdo ditë të jesh i rrethuar nga mirësia dhe bekimi i Zotit. Gëzuar ditëlindjen, Macho Bello, të adhuroj”,- shkruan Jennifer.