Pas 2 vitesh lidhje, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez shpallën fejesën e tyre. Që pas propozimit në ‘Bahamas’, çifti ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja dhe çdo veprim i tyre është vëzhguar më detaje, megjithatë asnjë nga të dy nuk kishte bërë asnjë koment publik. Jennifer është intervistuar nga ‘People’ dhe është shprehur se ajo dhe Alex janë vërtetë shumë të lumtur.
“E vlerësojmë faktin se ku kemi arritur sot dhe këtë jemi duke e shijuar në maksimum”, ka shtuar Alex. Edhe pse ende janë duke festuar fejesën e tyre, Alex dhe Jennifer nuk kanë pritur shumë për t’ju kthyer biznesit. Dyshja sapo ka lançuar bashkëpunimin me firmën e syzeve ‘Quay Australia’, por kjo nuk është hera e parë që ato na vërtetojnë se dinë të punojnë shumë mirë në grup. “Gjithçka e bëjmë bashkë. Unë I di ëndrrat e tij dhe ai I di të miat dhe bashkë mendojmë se jemi më të fortë”, është shprehur këngëtarja. Kujtojmë që pak kohë pasi shpallën fejesën e tyre, qarkulluan zërat e një tradhëtie të Alex nga saj, megjithatë Jennifer zgjodhi t’i injoronte ato.