Jennifer Lopez sapo na rikujtoi se duhet ta falenderojmë të gjithë për…

Showbiz

jlooo
Në vitin 2000 Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj të ‘Versace’, të cilën ajo e veshi në ‘Grammy Awards’. Për shkak të fustanit të saj duket se është krijuar edhe një nga hapësirat më të rëndësishme të ‘Google’, ‘Google Images’. Gjatë një diskutimi për fustanin në fjalë 49-vjeçarja ka zbuluar se ‘Google Images’ u ndërtua vetëm prej saj.

12582444 0 It was a winner Lopez revealed in her latest YouTube video that a 6 1555975807939 e1556020317267

“Shumë njerëz ishin duke kërkuar për fustanin dhe në atë kohë nuk kishin asnjë lloj mënyre si të kërkonin në internet për fotot e tij, prandaj u krijua ‘Google Images’”, ka thënë Jennifer. Ajo ka treguar se atë vit nuk mundi të fitonte një çmim, por u shfaq në çdo faqe gazete për zgjedhjen e saj në tapetin e kuq. Ajo ka shtuar se fuqia e stilit është shumë e fortë dhe historia e saj e vërteton më së miri këtë gjë. Jennifer është shquar gjithmonë për veshjet e saj mjaft të veçanta dhe format trupore gati-gati perfekte.