Jennifer Lopez momentalisht është një nga këngëtaret dhe aktoret më të suksesshme në mbarë botën. Shumë pak dihet se si ajo ka mbërritur deri aty dhe vështirësitë me të cilat është përballur. Por në një interviste për “Harper’s Bazzar”, Lopez tregoi për një ngjarje që i kishte ndodhur në fillimin e karrierës, ku përfshihet një regjisor i njohur, emrin e të cilit nuk e përmendi.
“Nuk jam ngacmuar apo abuzuar si gratë e tjera. Por, një regjisor më kërkoi të hiqja këmishën time dhe t’i tregoja gjoksin. A e bëra? Jo, nuk e kam bërë”,- u shpreh këngëtarja. Në këtë mënyrë vrazhdës së gjatë të denoncimeve për ngacmime në ‘Hollywood’ i shtohet edhe Jennifer Lopez.