Ben Affleck nuk mori pjesë në ditëlindjen e 55-të të Jennifer Lopez. Mungesa e tij në festën e ditëlindjes së yllit të popit dhe aktores ka shtuar edhe më shumë dyshimet për ndarje e dyshes më të përfolur të momentit. Protagonisti i “Pearl Harbor” është parë pa unazën e tij të martesës, ndërsa Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 55-të në Hamptons.
Aktori i famshëm kishte veshur një bluzë të kuqe dhe pantallona gri, teksa është fotografuar pa dijeninë e tij, ndërkohë që Lopez ishte duke shijuar një drekë ditëlindjeje me miqtë e saj. Të ftuarit, përfshirë edhe disa nga anëtarët e familjes së saj, mbërritën për eventin, por mes tyre mungonte bashkëshorti i saj.U mësua se të ftuarit u pritën në hyrje të restorantit nga një karrocë me kuaj përpara se të hynin brenda për te festa luksoze. Të nesërmen, Lopez e vazhdoi festën e 55 vjetorit të saj në një tryezë me familjarët dhe miqtë e afërt në Arthur & Sons.
Qarkulluan zëra se ylli i “Hustlers” – së cilës iu bashkuan binjakët e saj, Max dhe Emme, dhe motra Lynda, u emocionua shumë në tryezë, teksa tregonte historinë që fliste për të kaluarën e saj. Përveç ditëlindjes ku çifti nuk ishin krahë njëri-tjetrit, Lopez dhe Affleck inuk kanë qenë së bashku as në dyvjetorin e martesës së tyre që shënoi pikërisht pak ditë më parë, më 16 korrik.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka folur publikisht për situatën e martesës së tyre, një burim i brendshëm ka raportuar së fundmi për Page Six se prej muajsh ‘martesa e tyre kishte marrë fund’. Menjëherë pas kësaj, ylli i “Good Will Hunting” u largua nga rezidenca masive e çiftit në Beverly Hills, të cilën së fundmi e vendosën në shitje.