Jennifer Lopez feston 1 vjetorin e lidhjes por dhuratën më të bukur e mer nga fansat…

Showbiz

jennalex

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez sapo mbushën 1 vit së bashku. Çifti i njohur e kanë bërë publike lidhjen e tyre që në fillimet e njohjes. Ndërkohë që herë pas here, ata kanë ndara me fansat momente nga dashuria e tyre.

j.pervjetorilo
Në çdo dalje publike, ata duken më të dashuruar se kurrë dhe mjaft të lumtur. Në këtë përvjetor, ndërsa të gjithë prisnin të merrnin vesh se çfarë i kanë dhuruar njëri-tjetrit, dhurata më e bukur ka ardhur nga fansat e tyre. Një prej fansave, ka bërë një video në të cilën shfaqen momentet më të bukura publike të këngëtares dhe partnerit të saj përgjatë gjithë këtij viti.