Jennifer Lopez dhe partneri i saj propozojnë sfidën më të re në Instagram!

Showbiz

jlo alex
Me mbarimin e #10yearschallenge, e cila shtyu përdoruesit e rrjeteve sociale të na tregonin si kishin ndryshuar dekadën e fundit, internet është në kërkim të një sfide të re. Sepse ndryshe si do ta shtyjnë kohën e pafundme që shpenzojnë në Instagram apo Facebook.

jennifer

Gjithsesi, Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodrigues kanë marrë “përgjegjësinë” për të na propozuar një sfidë të re dhe të themi të vërtetën është pak ekstreme, pavarësisht qëllimit të mirë që ka. Ata sfidojnë personat që nominojnë me anë të një videoje në Instagram, që të mos konsumojnë për 10 ditë rrjesht sheqerna dhe karbohidrate.

jennifer1