Jo vetëm e bukur por dhe e talentuar, duket se aktorja me fame boterore Jennifer Lawrence nuk i ka marrëdhëniet e mira me takat e larta, e mbi të gjitha me tapetin e kuq.
Vite më parë u nxitën shumë spekulime nëse ajo e kishte të sajuar rrëzimin teksa tërhiqte një çmim, por faktet tregojnë krejt të kundërtën.
Aktorja ishte në promovimin e filmit X-Men Apocalipse në Londër, ku sërish humbi ekuilibrin përballë aparateve fotografikë dhe dhjetra të pranishmëve në event.
“Saga” e rrëzimeve të Lawrence në tapetin e kuq mori udhë në vitin 2013, kur aktorja ra teksa po ngjiste shkallët për të tërhequr çmimin Oscar si aktorja më e mirë.
Një vit më vonë, në 2014, do të përsëritej e njëjta skenë dhe atëherë do të ringrihej nga i dashuri i asaj kohe, Nicholas Hoult.
Në 2015, në premierën e The Hunger Games Mockingjay Part 2, në Madrid, Jennifer bëhet sërish protagoniste, ku pasi shkel fustanin e vete, përplaset në shesh në hyrjen e kinemasë.