Aktorja fituese e çmimit Oscar Jennifer Lawrence ka zbuluar gjatë një rrëfimi se është ndier si “një objekt” kur ndodhej në kulmin e karrierës së saj. Lawrence, e cila është shfaqur në produksione si “Seriali X-Men”, “The Hunger Games”, “Light of Hope” dhe “Joy”, po përgatitet të rikthehet në ekranin e madh me “Causeway”. Aktorja nuk ka nguruar të flasë edhe për përjetimin e saj I cili ka lënë gjurmë edhe pse ka kaluar shumë kohë nga koha kur ajo po fitonte famë dhe korrte sukses me shpjetësi me aktrimin e saj. Lawrence ka kujtuar periudhat e hershme të karrierës së saj dhe u shpreh se përjetoi një rritje të shpejtë në vitete para çka bëri që edhe ajo si shumë atrtistë të tjerë me fame botërore të humbiste kontrollin. Jennifer Lawrence ndau ndjenjat e saj për atë periudhë. “U ndjeva si në një artikull. E humba ndjenjën e kontrollit midis kohës kur u publikua “The Hunger Games” dhe kohës kur fitova Oscarin, mund ta përshkruaj veten time gjatë asaj periudhe: u ndjeva si një objekt. Çdo vendim që merrja ndihej si vendim i një grupi të madh,” zbuloi Lawrence gjatë rrëfimit të saj. Ajo përfundoi duke u shprehur se kur tani kthen kokën pas kohë dhe hedh sytë nga e shkuara, nuk mundet t’i kujtoj ato vite saktësisht sepse ka zgjedhur të harrojë.
Kujtojmë se bjondja syshkruar, e cila është e lumtur që është bërë nëna e një djali ka fitouar çmimin Oscar si “Aktorja më e mirë” në vitin 2013 me “My Light of Hope” (Silver Linings Playbook), ku ajo ndau rolin kryesor me Bradley Cooper.