Jennifer Lawrence rrëfehet për mëmësinë

Showbiz

Fituesja e çmimit Oskar Jennifer Lawrence ka qenë ditët e fundit e ftuara e prestigjozes “Vogue” për të rrëfyer jetën si nënë! Kur u pyet se çfarë fjalësh  do të përdorte për të  përshkruar  mëmësinë , ajo është përgjigjur “Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj këtë ndjesi” ! Ylli i roleve të panumërta, u shpreh se për ndjenjat që të fal mëmësia, nuk ka fjalë përshkruese e pas kësaj ndjesie fshihet një punë kolosale që kërkon durim të pakufizuar pasi, siç tha ajo,  foshnjat nuk mërziten kurrë. Ajo u shpreh se prindërimi e kishte  ndryshuar shumë atë dhe jetën e saj . Pyetjes  se si  e menaxhonte stresin dhe momentet e vështira Lourence iu përgjigj me sinqeritet duke thënë se, në fakt nuk i menaxhonte mirë! Aktorja rrëfeu se shpesh ndihej xheloze për kohën që basahkëshorti i saj Cooke Maroney kalonte jashtë shtëpisë, ndërsa nuk la pa nënvizuar vështirësitë me të cilat po përballet së fundmi për rikthimin në sheshxhirim dhe ekran. Pas konfirmimit se është duke punuar për një projekt të ri, pas gati dy vitesh shkëputjeje nga sheshxhirimi , ajo nënvizoi sfidat e përditshme në jetën e çdo nënë të re e cila ka zgjedhur të mos e braktis karrierën as pas kësaj faze kyçe të jetës. “Duhet të jesh gjithmonë e pastër dhe e buzëqeshur, energjike dhe të fshehësh lodhjen e rrathët poshtë syve si pasojë e netve të gjata pa gjum, thjesht është është një çmenduri”, ishin fjalët e aktores, e cila me thjeshtësi tregoi se jeta e saj përtej suksesit  si aktore dhe magjisë së ekranit, ngjason me atë të çdo gruaje tjetër jo të famshme. Diva e kinemasë gjithashtu kujdeset për familjen, gatuan, pastron dhe tani ndjen se  ka ardhur momenti i rikthimit për t’u zgjuar çdo ditë në mëngjes dhe për t’ju rikthyer karrierës së saj.