Ylli amerikan i filmave dhe serialeve, Jennifer Coolidge e njohur më së shumti për interpretimet e saj në filmat e zhanrit komedi, do të mbahet mend mend këtë vit për fjalimin e saj sa prekës po aq edhe emocional në ceremoninë e përvitshme “Golden Globes”. Gjatë këtij fjalimi, Coolidge tërhoqi vëmendje të madhe duke folur për jetën personale dhe të kaluarën e saj si edhe vështirësitë e hasura gjatë karrierës si aktrore.
“Unë jetoj një jetë të izoluar në New Orleans dhe njoh vetëm njerëzit që takoj në punë dhe miqtë e mi. Dua të them se në jetën personale jam ndjerë në të vërtetë vetëm edhe mes njerëzve të tjerë, nuk kam gjetur kurrë dikë të drejtë dhe të përshtatshëm për veten time! Nuk e kam gjetur deri tani dashurinë e jetës!”, ka deklaruar aktorja 61- vjeçare, e më tej ka vijuar: “Mendoj se kam marrë disa vendime të këqija, të cilat më bënë të pasigurt dhe të mendoja se isha e mirë mjaftueshëm”.
Jennifer u rrit në një familje të klasës punëtore në qytetin e vogël të Norwell jo shumë larg Bostonit. Në moshën 21-vjeçare, ajo u transferua në Los Angeles, përpara se të regjistrohej në Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike në New York. Edhe pse mund të na ketë bërë shumë herë të qeshim përmes personazheve të saj në disa filma, jeta e saj nuk ka kaluar pa drama dhe momentet e vështira. Pavarësisht dashurisë dhe admirit të publikut që gëzon sot, në një nga rrëfimet e mëhershme aktorja e famshme , ka rrëfyer se në të 20-etat e saj kishte qenë përdoruese e kokainës dhe jeta e saj kishte qenë e zhytur në kaos.