Jennifer Aniston surprizon infermieren e prekur me Covid-19; Ja dhurata e saj e ëmbël

Showbiz

Jennifer Aniston është një nga personazhet e fundit që tregon mirënjohjen e saj ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë duke befasuar një infermiere të prekur nga koronavirusi me një dhuratë të ëmbël.

Duke u shfaqur në episodin e fundit të emisionit ” Jimmy Kimmel Live!”, aktorja u njoh me infermieren kardiovaskulare Kimball Fairbanks përmes një kontakti me video. Infermierja me bazë në Utah është diagnostikuar me Covid-19 ndërsa po punonte në vijën e parë dhe është ndarë nga dy fëmijët e saj që nga testimi pozitiv.

“Përshëndetje, e dashur, ndihem shumë mirë që po flas me ju,” tha Aniston nga shtëpia e saj. “Unë vetëm dua të them, Zoti ju bekoftë të gjithë ju që jeni atje duke bërë atë që po bëni. Unë as nuk di ta shpreh mirënjohjen time për gjithçka që ju jeni duke bërë, duke  rrezikuar shëndetin tuaj.Jjeni thjesht fenomenale. ”

Aniston më pas zbuloi se zonja në fjalë do të merrte një kuponë dhuratë me vlerë 10,000 dollarë  për të shpenzuar për dërgesat e ushqimit gjatë pandemisë. Stafi tjetër i infermierisë në spital gjithashtu do t’i dërgoheshin kuponë.