Në rrëfimin e sinqertë, Jennifer Aniston, ka treguar arsyen se përse nuk i pëlqejnë rrjetet sociale dhe përse ajo nuk i përdor shpesh ato. Gjatë një interviste të fundit për kopertinën e numrit të dhjetorit të revistës “Allure”, 53-vjeçarja diskutoi për llogaritë e saj në rrjetet sociale. Ajo kujtoi kur iu bashkua Instagramit, rreth tre vjet më parë, kohë kur ajo theu rekorde për pëlqimet e reagimet e marra nga ndjedkësit e saj të panumërt.
Protagonistja e serialit “The morning show” ka pranuar se urren mediat sociale dhe nuk është e mirë në përdorimin e tyre.Ajo tregoi përse për të rritja pa media sociale përreth ishte e dobishme . “Jam shumë e lumtur që përjetuam rritjen, të qenit adoleshent dhe të 20-at pa këtë aspekt të mediave sociale”, tha ylli i Friends.
“ Sot, vajzat e reja ndjehen konfuze për veten e tyre, krahasohen me bashkëmoshataret, dëshpërohen dhe humbasin fokusin. Unë dihem mirë me atë që jam sot, më mirë se në të 20-at apo 30-at e mia, apo edhe në mes të të 40-tave. Ne duhet të ndalojmë së thëni gjëra të këqija për të tjerët apo veten tonë”,u shpreh aktorja në deklaratën e saj të përmbyllur me këtrë mesazh.