Atëherë kur të gjithë mendonin se ndarje e Jolie dhe Pitt do të sillte një mundësi të mirë për Jennifer Aniston për t’u bashkuar me dashurinë e saj të kaluar, kjo e fundit ka shuar të gjithë zërat duke u shfaqur mjaft e lumtur dhe e dashuruar me partnerin e saj aktual, Justin Theroux.
Ata të dy kanë dalë për të ngrënë një darkë romantike në New York mbrëmjen e djeshme. Çifti është shfaqur mjaft i qetë dhe kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit përgjatë gjithë kohës. Theroux ka fluturuar nga Australia, ku po zhvillon xhirimet e sezonit të ri të “Leftovers”, vetëm për të qenë pranë Jennifer Aniston për disa ditë.
Mesa duket, të gjithë ata që po shpresojnë në rikthimin e Aniston dhe Pitt duhet ta rimendojnë këtë alternativë pasi aktorja është mjaft e vendosur për të shijuar të tashmen, duke mos i kthyer më sytë nga e kaluara.