Jennifer Aniston flet për konfliktin më të madh në jetë…

Showbiz

jennifer mami

Në filmin e saj të ri, “Dumplin“, aktorja e njohur hollivudiane do të interpretojë një mama shumë të rreptë, e kjo sic duket, e ka shtyrë të flasë edhe për marrëdhënien e vështirë që ka pasur me vetë nënën e saj.49 vjecarja ka pasur prej dy dekadash një konflikt me të ëmën, Nancy Dow, e cila ka ndërruar jetë në 2016-tën.

4b5e37dc5e99550c78882f77893139b5

Arsyeja përse nuk arriti të pajtohej kurrë me të ishte kjo: E ëma, siç rrëfen aktorja, ka qenë modele dhe kujdesej tmerrësisht shumë për pamjen e vet dhe të Jenniferit. “Por unë nuk isha fëmija model që ajo shpresonte të kishte, – vazhdon ajo, “dhe kjo pati ndikim të madh tek të dyja ne“.Si për koincidencë, tek “ Dumplin“, Jennifer do të interpretojë një personazh qe duket sikur është kloni i nënës së vet. Do të jetë mamaja e nje aspirante për titullin e miss-it, një grua e fiksuar pas bukurisë dhe pamjes fizike.