Pothuajse në të gjithë botën rregullat e covid 19 janë shtrënguar. Pjesa më e madhe janë karantinuar sërish ose oraret e daljes janë shumë të kufizuara.
Duket se nga të gjithë personat e njohur ajo që nuk ka aspak problem me këtë gjë është jennifer Lopez.
Aktorja 52-vjeçare ka treguar se po e shijon në maksimum izolimin në shtëpi dhe deri tani, janë bërë tre javë që ajo s’del fare nga shtëpia.
Ka një arsye për këtë dhe me siguri që nuk e dinit. Aktorja ndau për herë të parë një fobi të sajën me publikun, teksa realizonte një intervistë me Jimmy Kimmel. Aktorja tregoi se vuan nga agorafobia, ndaj qëndrimi në shtëpi ka qenë perfekt për të këto ditë.
Për ata që nuk e dinë, agarofobia është një çrregullim ankthi i karakterizuar nga simptomat e ankthit në situata kur personi e percepton mjedisin e tyre si të pasigurt dhe pa asnjë mënyrë të lehtë për të shpëtuar. Këto situata mund të përfshijnë hapësira të hapura, tranzit publik, qendra tregtare, ose thjesht të qenit jashtë shtëpisë së tyre. Të qenit në këto situata mund të rezultojë në një sulm paniku. Simptomat ndodhin pothuajse çdo herë kur haset situata e vështirë dhe zgjasin për më shumë se gjashtë muaj. Ata që preken do të bëjnë shumë përpjekje për të shmangur këto situata. Në raste të rënda njerëzit mund të bëhen plotësisht të paaftë të largohen nga shtëpitë e tyre.