Në një intervistë për HarpersBazaar, moderatorja “World of Dance” Jenna Dewan ka folur për përfundimin e martesës së saj 9-vjeçare me aktorin Channing Tatum duke treguar se ndarja nuk kishte të bënte me karrierën e saj.
“Projektet në karrierën time nuk kanë të bëjnë asgjë as me martesën dhe as me ndarjen tonë. Kush je ti? Çfarë dëshiron t’i dhurosh botës? Çfarë të entuziazmon ty? Këto ishin pyetjet që filluan të më trazojnë, kështu që vendosa që t’i japë jetës time një dimension të ri, të rritem akoma më shumë. Ky është udhëtimi im dhe i askujt tjetër”, ka thënë ajo.