Jason Derulo ditën e djeshme ka festuar 30-vjetorin e tij. Dekadën e re të jetës, këngëtari me famë botërore ka zgjedhur ta festojë në krahët e një bukurosheje shqiptare.
Po, e lexuat saktë! Jason e ka pritur 30-vjetorin e tij i shoqëruar nga Morena Taraku, ose të paktën kështu kuptohet nga postimi i saj. Këngëtarja shqiptare ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet bashkë me Jason duke pirë një gotë dhe duke qëndruar pranë njëri-tjetrit.
“Gëzuar ditëlindjen Jason”,-shkruan Morena duke e shoqëruar me një zemër.
Se ata njiheshin, nuk kishte dyshime por që njiheshin kaq mirë mbase jo. Jason shpesh i pëlqen dhe komenton fotot e Morenës në rrjete sociale, por duket se ata janë më të afërt se kaq.