Emri i njohur i muzikës pop Janet Jackson, së shpejti pritet të nis një turne botëror në Londër dhe kjo do të nfodh pas më shumë se një dekade. Flitet se turneu i saj i afërt do të jetë spektakolar pas rikthimit në Londër për herë të parë, në më shumë se një dekadë.Këngëtarja po punon për këtë pasi anuloi koncertet e saj “Black Diamond” në vitin 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19.
Burime të afërta me këngëtaren informuan se Janet është duke u përgatitur për një rikthim prestigjoz në muzikë me performanca befasuese. Dipas zërave, ajo është mirënjohëse ndaj fansave që i qëndruan pranë ndër vite, ndërkohë që prej shumë kohësh është munduar për të krijuar familjen që dëshironte. Tani ajo mendon se ka ardhur momenti t’i falënderojë të gjithë që besuan te ajo. Zërat që qarkullojnë pohojnë se Jackson do të fokusohet kryesisht në ribotimin e albumit të saj të vitit 1997 “The Velvet Rope”.
Fituesja 56 vjeçare, e çmimeve Grammy për herë të fundit performoi në Londër, në Royal Albert Hall në vitin 2011. Albumi i saj “The Velvet Rope” pati një ndikim global, nga i cili kujtojmë hitet “Together Again”, “I Get Lonely” apo “Every Time”, renditur nga revista Rolling Stone si një nga ‘500 albumet më të mëdhenj të të gjitha kohërave’.