Ato janë dy prej vajzave shqiptare më të njohura në skenën ndërkombëtare. Bebe Rexhën dhe Rita Orën i kemi parë të ngjisin shkallët e suksesit por dhe të miqësisë së tyre njëkohësisht. Duke qenë se vajzat jemi mësuar t’i shohim gjithmonë bashkë dhe na kanë bërë të ndihemi ziliqarë për shoqërinë e tyre, së fundmi duket se gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë dhe kjo na ka habitur.
Aludimet për një zënkë të mundshme filluan që me Victoria’s Secret e tani në ditëlindjen e 28-të të Ritës “zënka” pothuajse u konfirmiua. Rita ka postuar në Instastories urimet e shumta që ka marrë nga miqtë, por nuk kishim si të mos vinim re mungesën e urimit të Bebe Rexhës.
Nga ana tjetër dhe kjo e dyta ka postiar së fundmi Instastories, por nuk pamë asnjë urim dedikuar Ritës, madje përkundrazi, Bebe vendosi të na bënte një tur në dhomën e saj. Ndërkohë që vajzat vazhdojnë ta ndjekin njera tjetren ne rrjetet sociale, na duket disi e çuditshme që Bebe të ketë bërë një urim privat dhe Rita të mos na e tregonte. Ndoshta Bebe nuk e ka uruar fare? Nëse është kështu atëherë gjithçka na konfirmohet.