“Janë qepur ashtu si unë i dua”, Rita Ora befason me veshjen e çuditshme

Showbiz

Rita Ora kohët e fundit është bërë tepër aktive në rrjete sociale, në të cilat sjell pjesë nga përditshmëria e saj.Ajo së fundi ka mbajtur disa koncerte radhazi në Azi, ndërsa pas përfundimit të tyre është kthyer në Londër, për të vazhduar punën rreth këngëve të reja.
Në fotografinë që ndau me ndjekësit, Rita u shfaq me një veshje kuq e zi, ku në fytyrë mbante një maskë, të kombinuar nga materiali i njëjtë si i veshjes.
Në mbishkrimin që ia la fotos, Rita tha se kjo veshje ishte bërë pikërisht sipas dëshirës së saj. Duhet ta pranojmë se Rita nuk paska aspak dëshira “të zakonshme”…