Këtë vit, atyre u është besuar moderimi i spektaklit të madh të kërcimit “Dancing With the Stars”. Rudi Hizmo dhe Almeda Abazi duket se kanë një komunikim tejet të mirë në skenë. Në fakt, pikërisht Rudi ka zbuluar se marrëdhënia e tyre është e tillë edhe jashtë skenës.
“Almeda është një vajzë më e mirë dhe tolerante sesa mund të imagjinojë dikush. Ajo ka një mirësi që e tejkalon bukurinë e saj. Është e pamundur të mos krijosh kimi dhe raporte të shëndetshme njerëzore me një vajzë aq të ëmbël,” është shprehur Rudi.