Janë ndarë apo jo? Çiljeta dhe Albani tregojnë se…

Showbiz

ciljeta
Prej dy vitesh, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga dhe portieri i ‘Partizanit’ Alban Hoxha jetojnë një marrëdhënie të bukur dashurie. Vetëm disa ditë më parë, në media u publikuan fotot e festës së 2-vjetorit, ndërsa ditën e sotme u përfol një krisje në çift, sepse ata të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

ciljeta2

Por të gjitha fjalëve u erdhi fundi, sepse vetë Çiljeta ka treguar atë që të gjithë e presin prej kohësh. Në ‘Instagram’-in e saj , ajo ka postuar një video ku shihet në makinë përkrah Albanit dhe në sfond është kënga “Unë dhe Ti” e Skënderaj, një himn për të dashuruarit. Më në fund tashmë do mund t’i shohim më dendur në profilet e njëri-tjetrit, dy të dashuruarit!

 

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on Mar 15, 2018 at 2:55pm PDT