Melania Trump shpesh krahasohet me ish-Zonjën e Parë të SHBA-ve, Michelle Obama. Pavarësisht se të dyja mund të kenë shumë ndryshime mes njëra-tjetrës, duket se ato ndajnë të njëjtin sekret për një martesë të lumtur. Në fakt ky ky sekret mund të duket shumë i çuditshëm për pjesën më të madhe të çifteve. Michelle dhe Melania thonë se të paturit e tualeteve të ndara është çelësi i suksesit në një martesë.
“Kur ai hyn ndonjëherë në tualetin tim, i them ‘Pse je këtu?’. Dhe ai më thotë: ‘Unë jetoj këtu. Mund të qëdrojë dhe unë në tualet’”, – ka thënë Michelle Obama në një event. Në fakt ekspertët thonë se kjo nuk është e çuditshme, përkundrazi tualetet e ndara i lejojnë çiftet që secili të ketë momentet e tij private. Madje sipas një studimi thuhet se në përgjithësi të martuarit kërkojnë të kenë sa më shumë tualete në shtëpinë e tyre.