Aktori i njohur Ricky Gervais ka kritikuar ata personazhe të famshëm që ankohen se janë karantinuar në shtëpinë e tyre me pishinë, ndërkohë që stafi shëndetësor i NHS rrezikon jetën për të luftuar me COVID-19.
58 vjeçari deklaroi se pasi të përfundojë kriza e koronavirusit, nuk dëshiron të dëgjojë më njerëzit që ankohen për gjendjen e mirëqenies ose infermierët.
Më tej, aktori shprehu për ‘The Sun’ mbështetjen e tij për punonjësit e kujdesit shëndetësor mbrëmjen e së enjtes.
‘Bluzat e bardha po punojnë nga 14 orë në ditë dhe nuk po ankohen. Po rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve në mënyrë vetëmohuese. Por pastaj sheh ndonjë që ankohet se përse është izoluar në një vilë luksoze me pishinë. Dhe, sinqerisht, nuk dua të dëgjoj më nga këto’, tha ai.