Bestemsu Ozdemir dhe Engin Akyurek janë komentuar shpesh në portalet turke se mund të jenë të dashuruar me njëri-tjetrin. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Në një intervistë, Bestemsu është shprehur: “E dua shumë Engin por mes nesh nuk ka asgjë. Këto fjalë kanë dalë pasi jemi gjendur shpesh në mjedise të përbashkëta, por jemi thjesht miq të mirë”