«Jam penduar që kam folur për jetën time private» rrëfimi i Eva Muratit për lidhjen e saj të dashurisë

Showbiz

evamurtww
Eva Murati, moderatorja e Studios Champions është ka qenë gjithnjë në qendër të mediave, sidomos jeta e saj private ka ngjallur gjithnjë kureshtje. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Eva ka treguar se gabimi i saj më i madh ka qenë sinqeriteti i saj në media.
“Është një temë që unë po përpiqem të mos futem shumë, sepse e kuptoj dëmin e madh që i kam bërë vetes sime për gjithë këto kohë duke u dhënë mundësi njerëzve, material. Ky është gabimi më i madh i imi” – tha Eva.

“Kur isha në fillimet e mia, nuk e kam pasur problem të flisja për këtë gjë, pasi familja ime e dinte, shoqëria ime e dinte dhe nuk kishim probleme. Unë jam person që e kam të vështirë të thëm ‘jo’ dhe t’ua prish qejfin të tjerëve, por kam kuptuar shumë më vonë që prishja e qejfit të një njeriu, më bënte mua më shumë keq sa i bënte atij mirë, kështu që e kam lënë tani.” – tregon ajo.

“Herën tjetër që Eva Murati dhe tema e zemrës do të diskutohet do jetë kur të martohem, kështu që atëherë do të merrni vesh ndonjë lajm” – përfundon Eva, duke i dhënë fund njëherë e mirë këtij diskutimi.