Ka qenë gjithmonë e shumë përfolur lidhja Mozzik -Loredana dhe reperja me anë të një deklarate për fansat dhe ndjekësit e saj në Instagram sqaroi gjithçka.
“Për të gjithë fansat e mi! Sic dhe e keni vërejtur unë dhe Mozzik nuk jemi parë më bashkë. Të dy vendosëm të bënim një pushim – si në punë ashtu edhe në jetën private. Kjo për mua nënkupton ndryshime të mëdha në familjen dhe karrierën time.
Për shkak të distancës që ata kanë nevojë, do performojnë veçmas në BONNIE & CLYDE TOUR 2020.
“Shkak i ngjarjeve në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur të performojmë veçmas në BONNIE & CLYDE TOUR 2020. Ne kemi nevojë për këtë distancë, që ndoshta në të ardhmen të gjejmë përsëri njëri tjetrin.” – vazhdon Loredana në deklaratën e saj.
Ajo flet edhe për ballafaqimin e saj me jetën si një nënë beqare e vogëlushes Hana.
“Tani e tutje, unë jam një nënë beqare gjë që më bën edhe më të fortë. Të gjithë artistët që thonë, “Të këndosh live është kaq rraskapitëse”, jam e sigurt që nuk kanë pasur nevojë të ndërrojnë pelena menjëherë para performancës së tyre! E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana. – përfundon Loredana deklaratën e saj, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.
View this post on Instagram