Demet Ozdemir ka kaluar verën më të mirë pas 6 vitesh që nuk bënte pushime. Këtë e tha në intervistën e saj të fundit ku gazetarët e pyetën edhe më tepër se kaq.
E pyetur në lidhje me pritjen që i bën Can Yaman në Itali ajo u përgjigj: “Jam krenare për Can, kam qenë gjithmonë krenare dhe do vazhdoj të jem! Suksesi i tij nuk përfundon këtu, por do të vazhdojë akoma edhe më tej!”
Të gjithë dyshuam për një lidhje mes dyshes, por ata vazhdojnë ta mohojnë kategorikisht një gjë të tillë!
