Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë një nga çiftet më të dashuruar dhe të komentuar të momentit. Ata të dy edhe pse një çift i ri dinë t’a ndërthurin jetën e tyre profesionale me atë personale në mënyrë perfekte dhe gjithmonë ia dalin të kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit. Së fundmi, Afërdita ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku bashkëshorti i saj afrohet me një tufë me lule në dorë. “Vetëm sepse e dua shumë”, ka shkruar Afërdita, ndërsa në video dëgjohet të thotë: “Je bashkëshorti më i ëmbël”. Theksojmë se Jakub dhe Afërdita kanë një marrëdhënie shumë të mirë edhe me familjarët e tyre.