Jacqueline Bracamontes i rikthehet ekranit shqiptar!

Showbiz

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar për rolet e saj në telenovelat latine si “Rubi”, “Mendjelehtat nuk shkojnë në parajsë” dhe “Magji dashurie” të transmetuara në Tring, nuk i ka munguar ekranit me shumë projekte, më i fundit seriali  “La suerte de Loli”.

Edhe pse mama e pesë vajzave, duket se vitet nuk kanë ecur për aktoren. Ajo duket po aq e bukur dhe në formë, si para 20 viteve kur ka prezantuar Meksikën në Miss Universe.

Aktorja bukuroshe meksikane, së shpejti do të prezantojë reality show-n më të ri nga Telemundo, “Así se baila.” Këtë lajm e ka ndarë me fansat e saj në Instagram me anë te një fotoje dhe videoje duke u shprehur “Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar që do të prezantoj emisionin më të ri Así Se Baila. Shihemi në Telemundo nga 12 shtatori. Le të kërcejmë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jacky Bracamontes (@jackybrv)

Jacqueline do të rikthehet edhe në ekranet shqiptare nga data 1 shtator në kanalin më të ri në Tring, Novelas.