‘Jackman’ rikthehet në rolin e Wolverine dhe do të luajë në filmin “Deadpool 3”. Aktori australian, Hugh Jackman, do ta përsërisë rolin e tij si Wolverine në vazhdimin e tretë të “Deadpool”.
Lajmin e ka konfirmuar ylli kryesor i filmit, Ryan Reynolds, përmes rrjeteve sociale. “Më duhej të mendoja me kujdes për këtë, duhet të përpiqemi t’i qëndrojmë besnikë personazhit, të gjejmë thellësi të reja, motivim, kuptim. Çdo ‘Deadpool’ duhet të dallohet dhe të jetë i ndryshëm nga të tjerët”, ka thënë ndër të tjera Reynolds në video-mesazhin e regjistruar.
Filmi “Deadpool 3” do të jetë gati për t’ju prezantuar publikut pas dy vitesh në kinema më 6 shtator 2024.