Jack Nicholson tërhiqet nga aktrimi/ Deklaron se nuk do të shfaqet më në role të reja

Showbiz

Aktori i njohur hollivudian Jack Nicholson, ka ndarë ditët e fundit lajmin i cili ka trishtuar fansa të shumtë të tij, por edhe që ka hedhur dyshime mbi gjendjen shëndetësore të aktorit. Ai ka deklaruar se po tërhiqej nga aktrimi dhe nuk do të pranonte më oferta për projekte të reja. Në mediat botërore prestigjoze, si Daily Mail e TMZ është shfaqur një intervistë e shkurtër e aktorit, në cilën ai shihet duke shpërndarë autografe dhe pyetet nga  gazetarët se kur ai do të shfaqej në një film të ri. Përgjigja e tij, ishte e shkurtër, e prerë dhe e pashoqëruar nga asnjë argument.

Ai u përgjigj duke e evituar kontaktin e syve me kamerën duke deklaruar se nuk do të merrte më pjesë në projekte të reja. Nuk dihen ende detaje mbi gjendjen shëndetësore dhe atë psikologjike të Nicholson, por diçka është e sigurt; Në dukje, gjërat nuk po shkojnë mirë për aktorin 85 vjeçar. Fare pak kohë para kësaj interviste, ai është filmuar dhe fotografuar me pamje të çrregullt në kompleksin e tij në Beverly Hills.

Aktori për herë të fundit ështe parë duke ndjekur një ndeshje së bashku me djalin e tij 31 vjeçar, për të cilin thuhet se është një nga të paktët njerëz me të cilët Nicholson mban kontakt, para 18 muajve në tetor të v. 2021. Ndërsa gjatë kohës së mungesës së tij në publik, qarkulluan zëra që shprehnin frikën se legjenda e filmave, do të vdiste i I zoluar dhe i vetëm në shtëpinë e tij. Aktori shihet në këtë video duke shijuar ajrin dhe qetësinë e mëngjesit, pa qenë aspak në dijeni se po vëzhgohej. Pamja e çrregullt e fituesit tre herë të çmimit Oskar, vjen pas raportimeve të shumta të miqve të tij se legjenda e filmit nuk dukej aspak mirë.