Çifti i famshëm i Titanic ka provuar se miqësia e tyre do t’i mbijetojë gjithçkaje, edhe ajsbergëve. Ata janë fotografuar së fundi në Saint Tropez, pasi KateWinslet ndodhej aty për të mbështetur mikun e saj në fondacionin e tij për mbrojtjen e mjedisit.
Ata janë fotografuar duke u relaksuar në pishinën e DiCaprio në vilën e tij luksoze franceze. 41-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, kishte veshur një palë bikini ngjyrë korali dhe një këmishë të bardhë sipër, ndërsa flokët i kishte lidhur bisht kali.