Ja si u dokumentua lidhja e shumë përfolur mes Serenay Sarıkaya dhe Umut Evirgen!

Showbiz

Serenay Sarıkaya, aktorja turke e cila ka qenë në Adana për një kohë të gjatë për të vijuar punën me xhirimet për serialin e saj të ri, ka marrë një ditë pushimi duke u kthyer në Stamboll. Pas disa orëve në shoqërinë e miqve të saj, aktorja bukuroshe është parë në makinën e Umut Evirgen.

Pasi tërhoqi vëmendjen me stilin e saj, aktorja u vendos në qendër të kamerave. “Çdo gjë po shkon shumë mirë. Më pëlqën shumë Adana, u mësova atje. Buraku (Deniz) dhe unë shkojmë shumë mirë.”

Pasi u pyet në lidhje me romancën e supozuar me regjisorin Umut Evirgen, aktorja u largua nga reporterët pa dhënë një përgjigje duke u futur në makinë për tu larguar. Disa momente më vonë aktorja u pa në makinën e Evirgen, emri i të cilit është shumë i lakuar në shoëbizin turk për shkak të lidhjeve romantike edhe me figura të tjera të njohura të ekranit. Aktorja shkoi në shtëpinë e regjisorit pa u përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Lidhja mes aktores dhe regjisorit të cilët gjithmonë i shmangin pyetjet mbi jetën personale, është dokumentuar nga kamerat edhe pse asnjëherë nuk pranohet nga vetë çifti.