Demet Özdemir, protagonistja e serialit “Dhoma 309”, me të cilën takoheni çdo mbrëmje në 3 Plus, ka bërë një tjetër zgjedhje ndryshe nga pushimet bregdetare apo ato malore për të kaluar pushimet e kësaj vere! Aktorja e famshme e cila numëron dhjetra role të suksesshme në filma dhe seriale të ndryshme, në dallim nga një pjesë e madhe e kolegëve të saj të cilët janë duke shijuar detin dhe shezlonet, apo klimën malore, po eksploron këto ditë të nxehta korriku me temepratura përvëluese, një shkretëtirë larg Turqisë.
Ajo ka ndarë me fansat disa fotografi në rrjetet sociale dhe përmes tyre ka treguar se po i shijon këto pushime që janë disi ndryshe nga vizioni klasik i pushemeve verore në bregdet, pishina apo mal. Özdemir ndërsa bënte planet e pushimeve verore, pak kohë më parë ishte shprehur: “Unë do të shkoj kudo që mund të marr vizë. Mund të jetë SHBA ose Mbretëria e Bashkuar. Gjithashtu dua të shoh Balin nëse do të më jepet mundësia“.
Demet Özdemir, ka vizituar këtë verë qytetin Calico në Kaliforni. Calico, i vendosur në perëndim të Shteteve të Bashkuara dhe i njohur si ‘Qyteti fantazmë’, është kthyer në një nga vendet më të frekuentuara për turistët vitet e fundit dhe tundimit për ta parë nga afër atë nuk i ka shpëtuar as aktorja e famshme. Në pozat e saj me kapele kauboj dhe xhaketën ngjyrë kafe me thekë, aktorja na çon në një tjetër kohë, një tjetër vend dhe një tjetër realitet që duket si i dalë nga filmat.
Calico, ku nuk ka mjete dhe pajisje moderne dhe ndodhet afërsisht 12 mijë kilometra larg Stambollit.