Këngëtarja e njohur Demi Lovato, ka disa kohë që e rimerr veten pasi u gjet në mbidozë disa muaj më parë në shtëpinë e saj. Mediat kanë shkruar shumë për këngëtaren dhe duket se tashme ajo është e mërzitur dhe njëkohësisht e revoltuar. Lovato nëpërmjet një statusi në Twitter i ka kërkuar fansave të saj të mos besojnë se çfarë shkruhet për të sepse ato po shkruhen me iden e shitjes.
“Unë i dua shumë fansat e mi por i injoroj të gjitha portalet, tabloidët. Mos besoni asgjë se çfarë shkruhet. Ata bëjnë çdo gjë që të shiten historitë e tyre. Jeni të sëmurë. Nëse unë kam diçka për të thënë, e them se dhe kaq. Ju nuk mund të shkruani për gjëra që nuk janë dhe boll folët për shërimin tij. Jam shumë mirënjohëse që jamë gjallë, jam një person i matur dhe po kujdesem për veten time. Nuk i kam borxh askujt, asgjë dhe fansat e mi e dinë se unë jam duke punuar çdo ditë për veten.” – ka përfunduar këngëtarja.