Ja si i përgjigjet Esra Dermançiollu kritikave lidhur me paraqitjen e saj…

Showbiz

Një përgjigje ka ardhur nga aktorja Esra Dermançiollu lidhur me kritikat për peshën e saj. Aktorja kujtohet me interpretimin mbreslënës të personazhit të Mukades në serialin ‘Fatmagyl’ dhe ajo vetëm ditët e fundit ka publikuar një fotografi me barkun e zbuluar, duke treguar dashurinë për veten dhe duke injoruar zërat dhe mendjet kritikuese. Komentet nuk rreshtën dhe të shumtë ishin ata që e gjykuan “të guximshëm” gjestin e saj. Kujtojmë, se pak kohë më parë, ajo kishte shpërndarë një video në rrjetet sociale teksa qante ndërsa rrëfehej se ndihej shumë e trishtuar pasi kishte shtuar në peshë dhe për këtë ishte e inatosur me veten. Aty ajo rrëfente sekretin e saj, lidhjen e veçantë me ushqimin që nuk mund ti rezistonte. Aktorja e serialeve turke e cila ka qëndruar larg sheshxhirimit kohët e fundit, kujtohet me personazhet ‘pikante’ që interpreton në disa seriale dhe Mukades është një prej tyre duke i dhënë ngjyra dhe larmishmëri ngjarjeve dhe situatave në serialin ‘ Fatmagyl’, të cilin ju e ndiqni në kanal D drama, çdo mbrëmje ne orën 19:30.