Ja si përgjigjet basketbollisti Cedi Osman ndaj pyetjes se sa e vlerësonte bashkëshorten e tij Ebru Şahin si aktore/ “Ndonjëherë i bëj edhe kritika…”

Showbiz

Një nga çiftet më të dashura të show bizit turk, aktorja e famshme Ebru Şahin protagonistja e serialit aq të dashur “Rejan” dhe bashkëshorti i saj, basketbollisti i njohur Cedi Osman, të cilët prej kohësh e kanë zhvendosur jetën e tyre në Amerikë, së fundmi janë shfaqur së bashku në rrugët e Stambollit. Çifti I cili ishte kthyer në vendlindje për të takuar familjarët e tyre, gjetën kohën gjithashtu për të shijuar një shfaqje teatrale dhe para gazetarëve ata kanë ndalur hapin për tju përgjigjur pyetjeve. Duke e ngacmuar futrbollistin për talentin e së shoqes si aktore, basketbollisti tregoi se ishte i dashuruar jo vetëm me personin që kishte në krahë, bukurinë dhe zemrën e saj por edhe me talentin me të cilin ajo ia kishte fituar zemrën kohë para se dashuria e tyre të kurorëzohej në martesë: “Më pëlqen shumë aktrimi i Ebrusë, ose të themi ajo si personazh në ekran edhe pse unë nuk ndjek seriale, por kur bëhet fjalë për projektet ku merr pjesë gruaja ime, ulem para ekranit dhe e ndjek me interes e ndonjëherë iI bëj edhe kritika miqësore

Gjithashtu Osman është përgjigjur edhe lidhur me lëvizjet e mundshme në karrierën e tij, nëse ishte gati ta konsideronte një ofertë nga ndonjë ekip turk: “Nuk po mendoj për diçka të tillë tani. Kam në plan për të qëndruar në NBA për shumë vite dhe dua ta përmbush synimin tim. Më vonë nuk dihet se çfarë rezervon e ardhmja”, përfundoi ai deklaratën e tij.